Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Një 54 vjeçar ka përplasur me makinë një 63 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në fshatin Çukas.
“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi Genci Ismailaj, 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin Namik Halili, rreth 63 vjeç, këmbësor, informoi sot policia.
Burime për Report Tv informojnë se viktima Namik Halili ishte nga Durrësi. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Genci Ismailaj, është shoqëruar në në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.