Një aksident është shënuar paraditen e sotme (26 janar) në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se drejtuesja e mjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur pasi 30 vjeçarja ka humbur kontrollin e makinës tip Volksvagen dhe ka përfunduar mbi kanalin e betontë pranë fshatit Lumth.
Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku dhe po marrin trajtim mjekësor.
Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Komento