Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve që po udhëtonte me motor! Shoferi i makinës largohet nga vendngjarja

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy bashkëshortë Albert dhe Gentjana Koleci të dy 43 vjeçar, janë përplasur nga një makinë e cila i ka parakaluar.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia rrugore si dhe grupi hetimor për dokumentimin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar dhe për këtë arsye grupi hetimor po punon jo vetëm me vendngjarjen ku mund të gjejnë pjesë të mjetit që shkaktoi aksidentin por edhe me kamerat e sigurisë të bizneseve të shumta të zonës.

Sipas bluve të qarkullimit është gjetur pasqyra e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po kryhen hetime. Dy bashkëshortët Koleci janë banorë të fshatit Krutje e Poshtme dhe po ktheheshin nga puna për në banesë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 05/09/2024 00:09

    Aty eshte tmerrditen Jo me naten... Mjere ato te shkretet. Njeri me ka dalur ne send te kundert me biciklet. Skandalozitet rruget ne shqiperi. Edhe te mendosh nga jugu ne veri 300 km distance.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit