Një aksident në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje-Rrogozhinë ka shkaktuar trafik të rënduar. Një automjet tip Toyota i ka rënë nga pas një fuoristrade të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët.
Ambulanca, zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Pasi është larguar mjeti nga autostrada blutë kanë nisur me disiplinimin e trafikut. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40-vjeçare dhe se është djegur plotësisht.
Sipas policisë, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradës dhe është përfshirë nga flakët. Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që u dogj.
Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur filuoristradën.
Komente









