Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të autostradës Milot-Fushë Krujë, në hyrje të Rrugës së Kombit ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake të Policisë, shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë moti me shi dhe lagështia në rrugë.
Komento