Aksident në aksin nacional Berat-Poliçan, autoboti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në fshatin Vërtop. Një autobot uji, me targa AB 962 CS,duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për tu furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrollin në një kthesë. Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj.

Si pasojē e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjeri Guri Baholli,i cili është transportuar me thyerje të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ne vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti, është bllokuar për rreth 1-orë aksi nacional Berat-Poliçan, i cili ka funksionuar me një korsi të vetme, nen monitorimin e forcave të policisë.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mit’hat Havari: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, S’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin

Mit’hat Havari: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, S’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin