Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari

Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari

Makina e përplasur në Prrenjas - Librazhd dhe çifti që u përfshi në aksident

ELBASANDuhej të ishte festa e tyre e dashurisë por u kthye në tragjedi. Një çift të fejuarish u përfshinë në një aksident tragjik pak pas mesnatës (15 shkurt) në aksin Përrenjas-Librazhd

Mediiat shkruajnë se 33-vjeçarin Zef Sinani me të fejuarën 20-vjeçarja Megi Xhetani kishin shkuar për Shën Valentin në Pogradec për të festuar.

Teksa po ktheheshin në shtëpi, mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion me targa nga Shkup, e reja humbi jetën në vend ndërsa 33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

Mediat shkruajnë se çifti kishte pak kohë që ishin fejuar.

33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bën me faj 33 vjeçarin për aksidentin.  

“U arrestua Zef Sinani, 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Zef Sinani., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Çifti që u përfshi në aksident

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Në Librari' vjen me tre tituj të rinj: ' Znj. Osmond', 'Sikur t’isha djalë' e 'Filli i padukshëm'! 'Melodia e Vargut' ju sjell 2 poezi të njohura të poetit turk Nazim Hikmet

'Në Librari' vjen me tre tituj të rinj: ' Znj. Osmond', 'Sikur t’isha djalë' e 'Filli i padukshëm'! 'Melodia e Vargut' ju sjell 2 poezi të njohura të poetit turk Nazim Hikmet