Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Një makinë tip Ford është përplasur me një Benz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një nga shoferët.

47 vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

"Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”, automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç,  është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.