Fier-Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Fier. Një automjet tip 'Toyota' është përplasur me një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Petovë-Libofshë
Si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motorit është dëmtuar rëndë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 64 vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë raportohet se ka humbur shumë gjak.
Shoferi i makinës, Marko Prifti, është shoqëruar në Komisariat.
"Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.