Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor PogradecKorçë, në vendin e quajtur Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur "kokë më kokë:, dhe njëri prej tyre është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Për pasojë, janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka persona të lënduar.