Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të shtune (26 shtator) në aksin Pogradec-Lin.

Tre automjete janë përplasur në rrugën pranë fshatit Udënisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.