LUSHNJË- Biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e tij të mitur është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Si pasojë e aksidenti kanë mbetur të tre të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aksident i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Golem. Boçi teksa ishte duke drejtuar mjetin Mercedez Benz me targa ‘AA 334 RP’ ka humbur kontrollin, pasi ka kaluar barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë.

Pranë spitalit të Lushnjës, Report Tv mëson se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës, më 28 qershor sekuestroi 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta.