Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ku është përplasur një kamion me një furgon mallrash.
Si pasojë i kësaj përplasjeje është plagosur rëndë drejtuesi i furgonit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se shkaku i aksidentit, por dyshohet se ishte lagështia në rruga pasi ngjarja ndodhi edhe në një kthesë.