Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ditën e sotme.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi bën me dije se një makinë ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit është plagosur  por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimin për zbardhjen e saj.