Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, dy automjete janë përplasur, ka të plagosur rëndë (FOTO)

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, dy automjete janë përplasur, ka të plagosur rëndë (FOTO)

Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Ngjarja është regjistruar në baipasin e improvizuar tek shembja e gurëve. Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe kanë dalë në anë të rrugës. Njëri prej automjeteve është kthyer me rrotat lart dhe tjetri ka pësuar shumë dëmtime. Sipas dëshmitareve, automjetet ishin me targa të huaja. 

Nuk dihet ende bilanci i këtij aksidenti. Por edhe nëse nuk ka të vdekur, ka të plagosur rëndë. 

Pamjet janë filmuar sapo aksidenti ka ndodhur dhe sipas qytetarëve aty nuk kishte mbërritur ende policia dhe ambulanca. 

Baipasi tek masivi i shembur shkëmbor është bërë burim aksidentesh gjatë muajve të fundit dhe ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e tij. 

Foto nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta