Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ofiçina e Vjetër dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Makinat tip benz u përplasen “kokë më kokë” me njëra tjetrën por që fatmirësisht kishte vetëm dëme materiale.
Makinat drejtoheshin nga nga A.S 44 vjeç dhe R.B 59 vjeç të dy jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e duhur në spital.
Dhe pasagjerët që udhëtonin në mjete fatmirësisht janë jashtë rrezikut.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento