Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor ‘Lezhë-Shkodër’.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth 08:30 të mëngjesit.
"Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën" informoi policia sot.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.