Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, 'Porsche' del nga rruga! Plagoset shoferja 20-vjeçare dhe 2 pasagjeret, njëra nga Ukraina

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, 'Porsche' del nga rruga! Plagoset shoferja 20-vjeçare dhe 2 pasagjeret, njëra nga Ukraina

Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODËR - Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Një automjet tip Porsche ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina.

“Në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në fshatin Melgushë,  Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe,  ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?