Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur "Hot i Ri". 

Shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.