Një turiste franceze ka mbetur e plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, si pasojë e një aksidenti.
Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën Sarandë-Ksamil, ku automjeti me të cilin lëvizte turistja, ende e pa identifikuar, u përmbys në rrugë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka filluar hetimet.

Komente

