Shkodër/ Furgoni bie në greminë, të plagosurit me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

Shkodër-  Një aksident i rëndë me tre të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koman, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Tre personat të identifikuar si Ilir Shpendi, Klejdi Shehu dhe Armend Lalodhari që po udhëtonin me kamionin kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës nga Heci i Komanit për të marrë shërbimin e parë mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkodër

Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë. Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë