SHKODËR - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të hëne (21 dhjetor) në aksin Shkodër-Kryebushat.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar edhe radhë automjetesh në dy anët e rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.