SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Shkodër-Lezhë gjatë mesnatës të së mërkurës. Një këmbësor është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shoferi 31 vjeçar M.P.
Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në orët e mbrëmjes së sotme, kur policia njoftoi edhe sekuestrimin e automjetit tip "Peugeot" ku duken qartë shenjat e përplasjes të të moshuarit. .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi aksidentoi për vdekje 68 vjeçarin M.P gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në pranga ka rënë K.K, 31 vjeç i cili ka përplasur për vdekje të moshuarin na aksin Shkodër-Lezhë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-
Ne Shqiperi jena trima te forte, ecin njerezit ne mes te naten ne kembe e bicikleta pa asnje drite e pastaj vdesin. Kurse ato frigacak qe jetojn ne Europe ecin me drita, jelek me drita e çuditerisht mbijetojn
Përgjigju










Komente
Komento