Makina e 'Nazerit' me 500 mijë euro aksidentohet në Tepelenë! U përplas me një fuoristradë, 2 të plagosur ( VIDEO)

Tepelenë- Një makinë e shoqërisë së ruajtjes fizike "Nazeri", që raportohet se po transportonte një shumë prej 500 mijë eurosh, u përfshi sot (31 Tetor) në një aksident automobilistik, në aksin nacional Tepelenë-Përmet.

Makina që flitet po transportonte shumën prej rreth 500 milionë lekë të vjetra (e konvertuar ne gati 500 mijë euro), po vinte nga Përmeti kur u përplas me "Range Rover"-in që po vinte nga Tepelena.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI, tip FIAT, me targa AA391XC, dyshohet se i ka prerë rrugën fuoristradës tip "Range Rover", me targa AB356HK.

Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar, ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës, nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë u bllokua qarkullimi për gjysmë ore dhe pati vështirësi në qarkullim. Për shkak të lekëve kanë ardhur automjete të blinduara të tjera të shoqërisë “Nazeri”, 5-6 herë dhe perimetri është krijuar nga Policia e Shtetit për qëllime sigurie.

Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe zbulojë shkakun e aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Gjirokastër/ Aksidenti i makinës me 500 mijë euro të Nazerit, bllokohet qarkullimi! Një furgon tjetër vjen për të marrë më shumë se 10 thasë me para

1730390641_gjirokaster.jpg

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet me protagonist një makinë të policisë private Nazeri e cila po transportonte 500 milion lekë, ka ardhur një furgon i dytë i kësaj firme e cila ka marrë thasët me para.

Bëhet fjalë për më shumë se 10 thasë me para. Makina e Nazerit u aksidentua me një fuoristradë, ndërsa për momentin qarkullimi është i bllokuar në të gjithë aksin. Prej aksidentit janë lënduar 2 persona.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë