Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës ku një person është plagosur pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
I plagosuri i identifikuar, si A.Xh rreth orës 19:50 ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke përfunduar jashtë aksit rrugor në afërsi të Sukthit. Për pasojë ai është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento