Aksident në aksin Tiranë-Durrës, mjeti përplas këmbësorin

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, mjeti përplas këmbësorin

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.

Një mjet ka përplasur një këmbësor.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i serave". Aktualisht i lënduari 56 vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa ende nuk bëhet me dije shkaku i këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar