Vorë-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Flobert Ajazi, pronari 35 vjeçar i një biznesi makinash ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksident në dalje të Vorës, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Ajazi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tij ndodhen në spital.

"Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, 35- vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit', njoftoi policia.

Për vdekjen e Flobertit ka reaguar dhe vëllai i tij.

"Me hidhërimin më të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tonë", shkruhet në lajmërimin e familjes Ajazi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Flobertit.