Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë–Kotë, ku janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë fshatit Qishbardhë, ku mjetit tip Ford, i drejtuar nga Albert Hasani, dhe mjetit Volkswagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj janë përplasur me njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
'Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur mes mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjetit Volksëagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente








