Aksident në autostradën Lezhë-Laç, plagosen 2 persona! Makina bëhet petë (VIDEO)

LEZHË - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme (8 dhjetor) në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së Fushë-Milotit.

Si pasojë e përplasjes së makinave u plagosën 2 persona. Për shkak se makina e tyre pësoi dëmtime të shumta, ata kanë mbetur të bllokuar derisa policia ka ndërhyrë.

Pasi ata u nxorën nga makina, të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se një prej të dëmtuarve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Makina e aksidentuar

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Argjentina 'shkërmoq' 4-1 Brazilin në Klasike dhe merr një biletë për në Botëror! Messi e ndjek spektaklin nga TV

GOLAT/ Argjentina 'shkërmoq' 4-1 Brazilin në Klasike dhe merr një biletë për në Botëror! Messi e ndjek spektaklin nga TV