Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të enjte (31 dhjetor) në autostradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona.

Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Lezhës ku janë nën trajtimin e mjekëve ku një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.