Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku 3 mjete janë përplasur në kryqëzimin e pushimit të shoferit në autostradën Lushnje Fier.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti, ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Në kahun e lëvizjes drejt Fierit është krijuar trafik me kilometra të tëra. 

Nuk mjafton ngarkesa këto ditë nëpër autostrada por edhe përplasjet e shkaktuara për shkak të mos respektimit të kodit rrugor që kanë qenë të shumta vështirësojnë së tepërmi qarkullimin e mjeteve.