Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:10  të mbrëmjes se sotme, ne aksin rrugor Kolonjë-Fier, në fshatin Vajkan ku një biçikletë është përplasur me një automjet.

Drejtuesi i biçikletes Tafil Kumanaku banues në Vajkan po transportohet me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, i vetëdijshëm.

Drejtuesia e automjetit, Aleksandra Muskaj, banuese në Levan-Fier, drejtonte automjetin tip Range Rover me targa AA721IG ,teksa është përplasur me biçikletën.

'Rreth orës 19:10, në aksin rrugor "Kolonjë-Fier", shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.'

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.