Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Sipas gazetarit të Report Tv, Yrjet Saliasi, një automjet tip Benz ka goditur nga mbrapa një kamionçinë të ndaluar në anë të rrugës.

Nga përplasja, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje duke kryer procedurat përkatëse dhe dokumentimin e aksidentit. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.