Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në fshatin Dushk.

Mjeti tip ‘Citroen’, me targa ‘AB414DI’ rreth orës 17:10 ka goditur nga pas një zetor që udhëtonte drejt tregut me prodhime bujqësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë duke shkatërruar mjetin bujqësor, ndërkohë që makina është kthyer përmbys.

Nga aksidenti janë dëmtuar rëndë shtetasit Everest Graci i cili po drejtonte mjetin tip 'Citroen' dhe Arian Beqiri i cili po drejtonte mjetin tip ‘Zetor’. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.