DURRËS- Një 49- vjeçar ka humbur jetën, i cili është përplasur nga një makinë në autostradën Tiranë- Durrës.

Mësohet se ka ndërruar jetë 49-vjeçari me inicialet B.K,. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm, e ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë 30-vjeçarja K.D..

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe. Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë - Durrës, ka aksidentuar biçiklistin  shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njofton policia.