Në orët e para të mëngjesit, në autostradën nga Durrësi në drejtim të Tiranës pranë “QTU”, mjeti me targa AA 613 XA ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun tjetër të karrenxhatës ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri. Të dëmtuarit janë nisur drejt spitalit të Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat tashmë kanë mjete logjistike bashkëkohore në dispozicion.