DURRËS- Ish futbollisti i Kombëtares, Hektor Psatha 44 vjeç ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 02:00 ku Psatha duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke gjetur vdekjen.
Report Tv mëson se Hektor Psatha ishte i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge
Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Hektor Psatha, ish-lojtari i Kombëtareska humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës në saj të një aksidenti. Report Tv, mëson se 44-vjeçari Hektor Psatha i cili humbi jetën ditën e sotme ishte i dënuar 5 vite më parë për prostitucion dhe trafikim droge.
Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.
Ish-futbollisti u arrestua 5 vite më parë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndaje lëndësh narkotike.