Një aksident i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë tunelit, ku  është përplasur një makinë me një furgon.

Nga përplasja e furgonit me makinën, kjo e fundit është shkatërruar e gjitha.

Fatmirësisht nga ky aksident ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.