Aksident në Berat, autobusi përplaset me motorin pranë Terminalit, një person i plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Kombinat vendin e quajtur Terminali.

Autobusi me traga AA204 UK teksa ishte duke hyrë për në terminal , një i ri me motor është përplasur me prapakolpin e autobusit. Goditja ka qenë tepër e fortë, saqë drejtuesi i motorit ka ‘fluturuar’ disa metra larg.

Si pasoj e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ka marrë fraktura të shumta dhe është dërguar në spitalin rajonal për mjekim.

Në vendngjarje policia është duke bërë matjet për të saktësuar dhe mbledhur detajet shkaqet e këtij aksidenti. Eshtë për tu theksuar se ky aks rrugor njëkohësisht rruga nacionale e vetme që lidh Beratin me qytetet tjera është një aks me sinjalistikë të dëmtuar ku semaforët prej vitesh nuk punojnë.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar