Aksident në Berat! 'Benz-i' përplaset me trafik-ndarësen! Shoferi dhe pasagjeri braktisin makinën dhe largohen me vrap nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në "Rotondon e Moravës". Një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes, mjeti është shkatërruar në pjesën e përparme.

Pas përplasjes, mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet dhe kush ka qenë në drejtimin e tij.

Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura. Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja. Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti,ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/11/2022 02:00

    Braktisja e mjetit shpjegohet me dy arsye:1-E kane pasur te vjedhur.2-Nese e kane te vetin,e kane braktisur nga budallalleku.Te trembur nga aksidenti dhe pasojat,kujtojne se duke ia mbathur e braktisur mjetin,do te shpetojne nga pergjegjesia.Harruan targat,sashine e serine e makines dhe vete makinen,per te mos thene te tjerat.Ky eshte humori i te shtunes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë