Aksident në Berat, makina përfundon në kanal pasi u godit nga pas nga një 'Land Rover'

Dy mjete janë përplasur njëri me tjetrin në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Morave.

Të dy mjetet kanë qenë në të njëjtin sens drejtimi. Mjeti tip Benz me targa AA 688UJ ka dashur të kthehet për në banesë dhe mjeti tip Land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas. Më pas makina tip Benz ka përfunduar në kanal afër derës së shtëpisë.

Nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Menjëherë kanë mbërritur blutë e rrugores për zbardhur shkaqet e aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari