Një 60-vjeçare është plagosur mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha në lagjen "Çelepias", në Berat.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00, në rrugën e re të lagjes. Sipas të dhënave, automjeti tip "Ford Focus", me targa AA 958 SM, goditi gruan ndërsa ajo po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
E dëmtuara, Feruze Mema, rreth 60 vjeçe, u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet G.P., është shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarime lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, policia kreu veprimet hetimore në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.









Komente
Komento