VIDEO/ Po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra 65-vjeçarin në Berat! Shoqërohet drejtuesi i mjetit

BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar në Berat. Një makinë ka përplasur një 65-vjeçar, Agim Mingo,  i cili ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë në vijat e bardha.  

Aksidenti u shënua mesditen e sotme në lagjen “Çelepias”. Makina që drejtohej nga Thoma Sinjari e tërhoqi zvarr për disa metra të moshuarin. Mingo është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se gjendja e tij është kritike.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen. Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në zonë të banuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS