BULQIZË- Dy të plagosur rëndë kanë mbetur nga një aksident që ka ndodhur në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit
Një makinë tip 'Benz' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Të plagosur kanë mbetur Jeton Tola, 44 vjeç dhe Orgito Tola 18 vjeç.
Sipas policisë të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
'Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.'- njofton policia.