BULQIZË- Një aksident  ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Bulqizë.

Sipas informacioneve, një automjet tip "Benz" është përplasur me një fugon dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shoferja 27 vjeçare e cila drejtonte mjetin tip 'Benz' ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Elvira Përkoxha po udhëtonte së bashku më vjehrrin e saj, Ferit Përkoxha, i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë. Sipas informacioneve,  i plagosuri tjetër ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Akoma nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.