Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë.
Në aksident janë përfshirë automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç, me automjetin tip autobuz, me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi G.K., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komento