Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, ku një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ku në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë.

Raportohet se drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit.