Aksident në Kurbin, makina kthehet përmbys, ndërron jetë shoferi! Në Durrës përplasen dy mjete, tre të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar paraditen e sotme, një në Kurbin dhe një në Durrës. Aksidenti në Kurbin la pas një viktimë dhe një të plagosur, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në Durrës.

Në Kurbin, aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:50 në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras. Drejtuesi i mjetit Alban Miloti ka humbur kontrollin dhe makina tip "Volkswagen" ka përfunduar përmbys në arë, siç shihet edhe nga fotot që Report Tv ka siguruar. Shoferi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri Elvis Doçi.

Ndërkohë, në Durrës, te mbikalimi i Plepave, dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë tre persona mbetën të plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe parakalimi gabuar. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:57
Del FOTO nga aksidenti në Kurbin, makina e kthyer përmbys ka përfunduar në arë, humb jetën shoferi

1679817241_52.jpeg

Kjo është foto nga aksidenti që ndodhi orët e para të mëngjesit në aksin Laç-Mamurras në afërsi të Kurbinit. Drejtuesi i mjetit Alban Miloti ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar përmbys në arë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ndërroi jetë, ndërsa pasagjeri mbeti plagosur.

Ora 08:34
Aksident me vdekje në aksin Laç-Mamurras, mjeti del nga rruga, ndërron jetë shoferi! Një i plagosur

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në Kurbin, pasi automjeti më të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcele. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit të së dielës në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Nga aksidenti gjeti vdekjen Alban Miloti si dhe mbeti i plagosur Elvis Doçi. Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë udhëtonin më një automjet tip "Volkswagen" me targë AA642IK, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD