Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës pasditen e kësaj të premte. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, në vendin e quajtur "Ura e Pesjakës", ku udhëtonin nënë e bir, ka humbur jetën Anife Kulemani, 79-vjeçe, ndërsa i plagosur ka mbetur djali i saj, asim Kulemani, 50-vjeç.  

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë pas reshjeve të shiut që prekën edhe sot një pjesë të mirë të territorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur " Ura e Pesjakës", Maqellarë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Ura e Pesjakës", ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP, me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, ku fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes të posaçëm në kushte të vështira të motit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur pasojat.