Aksident në Dibër, vdesin burrë e grua, motori bëhet copë-copë (EMRAT+VIDEO)

DIBËR-Burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë. Viktimat janë Gentjan e Klodiana Karazajmi 34-vjeç dhe 27-vjeçe. 

Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë tip 'Benz'. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij 27-vjeçe, që humbën jetën në vend.

aksident diber.jpg" style="height:529px; width:780px" />

Viktimat Gentjan e Klodiana Karazajmi

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i gruas është gjetur disa metra larg vendit të aksidentit, ndërsa motori është coptuar duke u ndarë në dyshë nga përplasja e fortë me makinën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.B. që përplasi motorin është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar